Merkato

Bayern e nxjerr në shitje, vjen kundëpërgjigja e Boateng

Jerome Boateng nuk i ka pëlqyer deklarata e shefit të Bayern Munich Karl-Heinz Rummenigge, i cili e ka vendosur në merkato lojtarin e përfaqësueses gjermane.

“Nuk e kuptoj se për se janë thënë ato deklarata,” shprehet Boateng për Watutinki ditën e enjte.

“Në radhë të parë unë jam në Kupën e Botës me Gjermaninë. Kjo është tema e vetme për mua, gjithë të tjerat nuk më interesojnë aspak,” shprehet Boateng.

“Nëse vjen një klub dhe kërkon shërbimet e tij, dhe nëse ai kërkon të largohet, atëherë do të ulemi për ta diskutuar,” ishte shprehur shefi bavarezë një ditë më parë.

Dhe përgjigja e Boateng tregon qartë se marrëdhëniet mes tij dhe drejtuesve nuk janë më të mirat.

Më shumë nga Merkato