Bundesliga

Bayern është i pamëshirshëm, Aubameyang shkruan historinë te Dortmund

Pierre-Emerick Aubameyang ka qenë protagonist në ndeshjen që Dortmund ka luajtur kundër Rielasingen-Arlen, e vlefshme për raundin e parë të Kupës së Gjermanisë. Verdhezinjtë kanë fituar 4-0 dhe sulmuesi i Gabonit ka realizuar tre nga këto katër gola, duke u bërë kështu golashënuesi më i mirë i huaj në historinë e Borussia Dortmund. Rekordi mbahej nga Stephane Chapuisat, me 123 gola.

Po sot ka zbritur në fushë edhe Bayern Munich që është treguar i pamëshirshëm ndaj skuadrës Chemnitzer, që luan në kategorinë e tretë të futbollit gjerman. Bavarezët kanë fituar me rezultatin e thellë 5-0. Protagonisti i takimit ka qenë Robert Lewandowski, i cili ka shënuar dy gola në minuta 20’ dhe 60’, ndërsa Coman (51’), Ribery (79’) dhe Hummels (89’) kanë shënuar tre golat e tjerë.

Më shumë nga Bundesliga