Merkato

Bayern favorit për firmën e zbulimit të Botërorit

Bayern Munich do të mundohet të aktivizojë klauzolën e Benjamin Pavard te Stuttgart.

Pavard ka qenë zbulimi i këtij turneu, duke impresionuar për Francën dhe duke ndihmuar ekipin të kalojë në çerekfinale me një nga golat më të bukur të Botërorit.

Ai ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve elitare europiane, por sipas Bild, bavarezët janë në krye të garës për firmën e lojtarit.

Për të rekrutuar mbrojtësin e djathtë, trajneri i ri i Bayern, Niko Kovac, mund të zgjedhë të aktivizojë klauzolën 35 mln euro të lirimit të lojtarit.

Por ajo bëhet aktive vetëm vitin e ardhshëm.

Më shumë nga Merkato