Champions League

Bayern fiton edhe në Turqi, Heynckes hyn në histori

Bayern, megjithëse fitoi ndeshjen e parë 5-0 në Allianz Arena, mposhti sërish turqit e Besiktas në ndeshjen e kthimit me rezultatin 3-1. Për bavarezët ishte një ndeshje thuajse stërvitore ndaj një kundërshtari që nuk ishte në të njëjtin nivel dhe nuk tregoi mungesë përqendrimi duke bërë detyrën edhe në ndeshjen e kthimit.

Gjermanët gjetën avantazhin që në minutën e 18’ me Alcantara pas një pasimi të Thomas Muller. Ndeshja nuk kishte raste për gol teksa vendasit ishin pajtuar me faktin që ishin eliminuar dhe kishin zgjedhur të ruanin energjitë për kampionatin. Pas pushimit është e njëjta situatë. Bayern gjen avantazhin e dyfishtë me autogolin e Gonul.

Besiktas fillon të luajë më përpara me asgjë për të humbur dhe ngushton diferencën me brazilianin Vagner Love. Gjithçka ishte si një ndeshje stërvitore dhe në fund ishte Wagner që zëvendësoi Lewandowski-n që shënoi golin e tretë për bavarezët. Një fitore e lehtë, në të dyja ndeshjet për favoritët. Dhe një rekord i veçantë për Jupp Heynckes i cili është trajneri i parë në Champions League që fiton 11 ndeshje radhazi.

Më shumë nga Champions League