Champions League

Bayern fiton me goleadë edhe në Angli, humbje historike për Arsenal

Bayern Munich, ashtu siç pritej, ka siguruar kualifikimin në çerekfinalet e Champions League pasi ka fituar 2-1 në fushën e Arsenal, në ndeshjen e kthimit të 1/8-ve të kompeticionit më të rëndësishëm europian për klube. Në fakt, bavarezët e kishin prerë biletën për të kaluar në raundin pasardhës të Champions që në takimin e parë, të fituar 5-1 në “Allianz Arena”. Angleztë kanë arritur të zhbllokojnë ndeshjen në minutën e 20-të me Theo Walcott, i cili ka realizuar golin e tij të katërt në katër ndeshjet e fundit të Champions League, të luajtura në “Emirates Stadium”. Sulmuesi i “Topçinjve” ka mposhtur Maneul Neuer me një goditje të fortë brenda zonës së rreptësisë, me topin që ka përfunduar poshtë traversës, teksa portieri gjerman ka qëndruar në vend pa lëvizur. Bavarezët kanë pasur mundësi të kundërpërgjigjen me Robert Leëandoëskim por sulmuesi polak ka shpërdoruar një rast të pastër, teksa goditja e tij ka përfunduar në shtllën e majtë.

Për Bayern Munich nuk ka rëndësi nëse luan në shtëpi apo në transfertë. Gjermanët kanë siguruar kualifikimin në çerekfinalet e Champions League pasi ka fituar 5-1 në fushën e Arsenal, në ndeshjen e kthimit të 1/8-ve të kompeticionit më të rëndësishëm europian për klube. Në fakt, bavarezët e kishin prerë biletën për të kaluar në raundin pasardhës të Champions që në takimin e parë, të fituar po 5-1 në “Allianz Arena”. Angleztë kanë arritur të zhbllokojnë ndeshjen në minutën e 20-të me Theo Walcott, i cili ka realizuar golin e tij të katërt në katër ndeshjet e fundit të Champions League, të luajtura në “Emirates Stadium”. Sulmuesi i “Topçinjve” ka mposhtur Maneul Neuer me një goditje të fortë brenda zonës së rreptësisë, me topin që ka përfunduar poshtë traversës, teksa portieri gjerman ka qëndruar në vend pa lëvizur. Bavarezët kanë pasur mundësi të kundërpërgjigjen me Robert Leëandoëskim por sulmuesi polak ka shpërdoruar një rast të pastër, teksa goditja e tij ka përfunduar në shtllën e majtë.

Tri minuta pas fillimit të pjesës së dytë, Arsenal ka shpërdoruar mundësinë për të dyfishuar avantazhin kur goditja me kokë e Olivier Giroud ka përfunduar sipër traversës. Një minutë më vonë kanë qenë bavarezët që kanë shënuar, por arbitri ka anuluar golin për pozicion jashtë loje. Në minutën e 53-të janë shuar përfundimisht shpresat e “Topçinjve” pasi Koscielny ka shkaktuar një penallti dhe është ndëshkuar me kartonin e kuq duke lënë ekipin e tij me dhjetë lojtarë dhe duke e bërë Arsenal ekipin dytë në historinë e Champions-it me më shumë kartona të kuq të marrë (18). Te pika e bardhë ka shkuar Lewandowski, i cili nuk ka gabuar dhe ka çuar shifrat në 1-1. Në të 68-ën ka ardhur edhe goli i fitores për gjermanët, që është realizuar nga Arjen Robben. Ky ka qenë edhe goli i tretë i realizuar nga holandezi në tri ndeshjet e fundit të Champions League kundër Arsenal, që për herë të parë në historinë e këtij kompeticioni ka pësuar shtatë gola në fazën me eliminim direk.

Një rekord ky që është përkeqësuar në minutat e 78-të, 80-të dhe 85-të kur Douglas Costa dhe Arturo Vidal (2) kanë realizuar respektivsht golin e tretë, të katërt dhe të pestë për skuadrën e Ancelottit, që është treguar e pamëshirshme ndaj Arsenal, duke realizuar 15 gola në tre takimet e fundit të luajtura kundër tyre dhe duke pësuar vetëm 3. Kështu, ëndrra e bavarezëve për “tripletën” mbetet e paprekur.

 

Më shumë nga Champions League