Connect with us

Bundesliga

Bayern fiton kur duhet, Dortmund dorëzohet pas penalltive

Bayern Munich ka vuajtur, por në fund ka fituar. Superkupa e Gjermanisë është e bavarezëve, të cilët kanë mundur rivalët e Borussia Dortmund që është dorëzuar pas gjuajtjes së penalltive, me kohën e rregullt që është mbyllur në barazim 2-2.

 

 

12 minuta lojë i kanë mjaftuar Dortmund që të zhbllokojë ndeshjen me amerikanin Pulisic, i cili është bërë lojtari më i ri (18 vjeç e 322 ditë) që ka shënuar gol në historinë e Superkupës së Gjermanisë. Një gol ky që ka ardhur edhe falë topit të dhuruar nga mbrojtja e Bayern, që ka shkaktuar zemërimin e trajnerit Ancelotti. Gjithsesi, reagimi i bavarezëve ka qenë pothuajse i menjëhershëm, me golin e barazimit që ka ardhur vetëm gjashtë minuta më vonë, teksa autori ka qenë Robert Lewandowski, i cili ka dërguar topin në rrjetë me portën e boshatisur pas asisti perfekt të Kimmich.

 

 

Dortmund është kthyer në avantazh verdhezinjtë në minutën e 70-të me Aubameyang, i cili ka shënuar në goditjen e tij të parë të ndeshjes. Bayern është hedhur në sulm, në kërkim të barazimit, që ka ardhur dy minuta para fundit të kohës rregull, me Piszczek që ka dërguar topin në rrjetë e portës së tij pas një rrëmuje të krijuar në zonën e rreptësisë së verdhezinjve, që kanë protestuar për një prekje të topit me dorë, por sistemi “VAR” (Video Assistance Referee) ka përgënjeshtruar pretendimet e vendasve dhe koha e rregullt është mbyllur në barazim 2-2. Lotaria e penalltive wshtw fituar nga Bayern Munich, teksa penalltia vendimtare ka qenë ajo e gabuar nga Bartra.

Më shumë nga Bundesliga