• Bayern “fundos” Darmstadt, Borussia parakalon Hoffenheim

    Publikuar: 6 May 5:31

    Bayern Munich ka arritur një fitore minimale 1:0 ndaj Darmstadt me golin e vetëm të shënuar nga mbrojtësi i majtë Bernat. Ishte një ndeshje e dominuar nga bavarezët të cilët nuk arritën të konvertonin në gol rastet e shumta të krijuara. Ndërsa Borussia Dortmund gjithashtu arrin të sigurojë një fitore të rëndësishme ndaj Hoffenheim.

    Siç pritej, Bayern është ekipi që dominon ndeshjen teksa Carlo Ancelotti ka bërë disa ndryshime në formacionin e tij, me titullin tashmë të fituar. Përveç talentit portugez Sanches, një nga titullarët e tjerë që nuk ka luajtur shumë ndeshje është edhe Bernat, i cili shpërblen trajnerin e tij duke shënuar golin e avantazhit.

    Pas një kombinimi me Ribery brenda zonës kundërshtare, mbrojtësi i majtë arrin të mundë portierin kundërshtar. Oreksi vjen duke ngrënë, dhe Bayern ka dy mundësi të arta pas golit me Muller dhe Boateng, por Darmstadt reziston presionin duke mos pësuar gol…të paktën deri në fundin e pjesës së parë.

    Pas pushimit, Robert Lewandowski, i cili është në luftën për Këpucën e Artë gjermane, ka një mundësi të mirë për të dyfishuar rezultatin por goditja e tij me kokë nga brenda zonës nuk është e saktë. Rastet vazhdojnë të vijnë për bavarezët të cilët sot, si rrallëherë në Bundesliga e ka të vështirë të gjejë golin, kjo edhe për shkak të mungesës së motivimit.

    Standings provided by Sofascore LiveScore

    Por në fund të ndeshjes përmenden miqtë të cilët kanë mundësinë më të mirë të barazojnë rezultatin kur abitri akordon një penallti pas një faulli të shkaktuar nga autori i vetëm i golit Bernat. Por Tom Starke parashikon drejtimin e topit dhe pret penalltinë.

    Borussia Dortmund – Hoffenheim

    Ndërkohë në Dortmund, Borussia ka mundësinë të zgjidhë ndeshjen ndaj Hoffenheim brenda çerek ore teksa gjen golin e avantazhit që në minutat e para me marco Reus dhe i jepet një tjetër mundësi me Aubameyang kur arbitri akordon një penallti.

    Dortmund jubelt nach dem 1:0 gegen Hoffenheim.

    Por afrikani godet keq duke dërguar topin jashtë kuadratit. Pas atij rasti ndeshja është e vakët nga të dyja skuadrat dhe rastet për gol mungojnë. Vizitorët janë shumë të pafuqishëm për t’u kundërpërgjigjur ndërsa Dortmund duket qartë se i mungon motivimi. Por të dy ekipet zgjohen në fund të takimit kur Aubameyang dyfishon rezultatin pas një goditje me kokë për shumë pak minuta para se Kramaric të ngushtojë sërish diferencën.


    Lexo postimet e tjera