Merkato

Bayern gati të hidhet në sulm për mesfushorin kroat

Ivan Rakitic nuk bën pjesë në listën e superyjeve të Kupës së Botës. Edhe te Barcelona ai nuk është lideri i ekipit. Por kjo nuk po e pengon FC Bayern të nisë një sulm për mesfushorin.

Sipas Don Balon, trajneri i ri Niko Kovac po tenton të bindë bashkëkombësin e tij të nënshkruajë me bavarezët. Të dy njihen shumë mirë, pasi Kovac ka qenë trajneri i përfaqësueses kroate përpara se të shkonte te Frankfurt.

Don Balon raporton se Bayern duh et të bëjë gati plot 80 mln euro dhe një rrogë vjetore 8 mln euro për Rakitic.

30-vjeçari ka luajtur më parë në Bundesliga, te Schalke 04. Pra ai e njeh shumë mirë futbollin gjerman dhe do të ambientohej menjëherë në Munich.

Kroacia aktualisht ndodhet në gjysmëfinalen e Kupës së Botës ku do të ndeshet ditën e mërkurë ndaj Anglisë.

Më shumë nga Merkato