Merkato

Bayern gjen zëvendësuesin e Boateng tek Ajax

Në mes të Kupës së Botës, nuk mund të rrimë pa pak thashetheme merkatoje.

Sport Bild raporton se Bayern Munich kërkon që qendërmbrojtësin 18-vjeçar të Ajax Matthijs de Ligt të jetë zëvendësuesi i Jerome Boateng, në rast se mbrojtësi bavarez vendos të largohet.

Para disa ditësh shefi i klubit Karl-Heinz Rummenigge konfirmoi se do të ishte gati të hiqte dorë nga mbrojtësi nëse do të vinte një ofertë e mirë.

Klubi gjerman nuk është i shqetësuar për largimin e Boeateng pasi sheh Niklas Sule si partnerin e duhur për Hummels në qendër të mbrojtjes, por gjithsesi bavarezëve do t’u duhet të blejnë një mbrojtës për të plotësuar ekipin.

Këtu hyn De Ligt.

Holandezi 18-vjeçar kërkohet nga klube si Barcelona dhe Manchester City. Ai është një mbrojtës që luan mirë me topin, pra profili ideal për Bayern.

Më shumë nga Merkato