Bundesliga

Bayern i jep një mundësi të dytë dështimit 35 mln euro

Renato Sanches do të ketë një mundësi tjetër për të treguar vlerën e tij te Bayern Munich nën drejtimin e trajnerit të ri Niko Kovac, sipa Karl-Heinz Rummenigge.

Portugezi ka kaluar një sezon zhgënjyes në Premier League me Swansea, ku është transferuar me formulën e huazimit. Forma e tij e keqe ka bërë që ai të përfundojë jashtë listës paraprake të Portugalisë për Kupën e Botës vetëm dy vite pasi ai befasoi të gjithë me lojën e tij në Euro 2016.

Pavarësisht nga kjo, Rumenigge ka konfirmuar se ai do të ketë një mundësi tjetër me Kovac, i cili do të marrë vendin e Jupp Heynckes. “Do të kthehet”, ka thënë drejtuesi i bavarezëve. “Niko Kovac do të provojë ta kthehjë në nivelet e mëparshme”.

Më 10 majin e 2016-ës, Sanches nënshkroi një kontratë 5-vjeçare me Bayern Munich, që e bleu lojtarin për 35 milionë euro nga Benfica, një shumë kjo që mund të arrinte në 80 milionë euro në bazë të objektivave.

Më shumë nga Bundesliga