Futboll

Bayern, Joachim Low pas Heynckes në verë?

Joachim Low në drejtimin e Bayern Munich në verë? I rikthyer rishtaz në drejtimin e bavarezëve, Jupp Heynckes ka një listë të gjatë pasuesish potencialë. Fituesi i “tre trofeve” me kampionët në fuqi të Gjermanisë në 2013-ën ka marrë frerët e skuadrës deri në qershor 2018 pas shkarkimit të Carlo Ancelotti-t më 28 shtator.

Të dielën “Bild am Sonntag” shkruan se Low mund të largohet nga kombëtarja gjermane, pavarësisht rezultatit që kjo e fundit do të arrijë në Botërorin “Rusi 2018”. Kontrata deri 2020-ën e trajnerit kampion bote në “Brazil 2014” ka një klauzolë e cila bëhët aktive në 2018-ën, sipas së cilës Low ka të drejtën të largohet nga posti i tij. Një largim që mund ta shohë atë në krye të Bayern Munich.

Olivier Bierhoff ka folur për këtë mundësi gjatë një interviste për “ARD”: “Gjithçka është e mundur në futboll. Nuk mund të përjashtohet asnjë opsion. Pa asnjë dyshim, me cilësitë që ka Joachim është i aftë të drejtoj në çdo klub të botës. Mendoj se interesi ekziston”, siguroi menaxheri i përfaqësueses gjermane.

Më shumë nga Futboll