Bundesliga

Bayern ka humbur pesë miqësore, por Simeone nuk “mashtrohet”

Bayern ka humbur pesë miqësore, por Simeone nuk “mashtrohet”

Diego Simeone ka parajmëruar të gjithë se Bayern München nuk është realisht aq dobët sa është dukur këtë verë pas ndeshjeve miqësore.

Pas turneut “Audi Cup” në “Allianz Arena”, ku skuadra e tij, Atletico Madrid, doli fituese duke mposhtur në finale Liverpool-in (1-1, 5-4 me penallti), trajneri argjentinas ka theksuar se bavarezët do të jenë të fortë këtë sezon.

The future is red. 🔴💪🏻 #FCBayern #MiaSanMia #FCBSSC #AudiCup

A post shared by FC Bayern Official (@fcbayern) on

“Jam krejt i sigurt se Bayern do ta rigjejë shpejt ritmin e vet. Carlo Ancelotti gjithmonë bën punë fantastike dhe ka një skuadër të madhe”, – është shprehur Simeone për gazetën “Bild”. Sipas tij, rekordmenët do të kthehen edhe më të rrezikshëm. “Tani po vuajnë, ka shumë kritika për ta, por do t’ia dalin, gjithsesi”, – ka shtuar ai.

Bayern aktualisht ka disa lojtarë të dëmtuar dhe ka humbur pesë nga gjashtë ndeshjet parasezonale, ndërkohë që gjithashtu nuk ka shënuar asnjë gol në tri ndeshjet e fundit. Nesër, kampionët e Bundesligës do të luajnë me Borussia Dortmund-in në finalen e Superkupës së Gjermanisë.

 

Më shumë nga Bundesliga