Futboll

Bayern kalon Schalke pa probleme, kualifikohet në gjysmëfinale

Bayern Munich ka zgjidhur gjithçka në pjesën e parë, ose më saktësisht në 29 minutat e para, të ndeshjes së zhvilluar sot në “Allianz Arena” kundër Schalke, e vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Gjermanisë. Bavarezët, të cilit vinin nga fitorja mbresëlënëse 8-0 të arritur në kampionat kundër Hamburg, kanë bërë një tjetër paraqitje bindëse sot, duke fituar 3-0 dhe duke çuar në 15 numrin e ndeshjeve të njëpasnjëshme pa pësuar humbje kundër Schalke në të gjitha kompeticionet. Për më tepër, Bayern nuk pëson humbje në 27 ndeshjet e fundit të luajtura në Kupën e Gjermanisë, një kompeticion që është fituar vitin e kaluar pikërisht nga ekipi i Ancelotti-t.

Për sa i takon ndeshjes, ka qenë Robert Lewandowski ai që ka zhbllokuar takimin pas vetëm 3 minutash lojës pas një asisti të marrë ngë Franck Ribery. Polaku është futur në zonën e rreptësisë dhe ka mposhtur portierin kundërshtar me një goditje të bukur me të majtën. 13 minuta më pas Leëandoëski ka qenë përsëri protagonist, por këtë herë në rolin e pasuesit, duke dhënë një top në zonën e rreptësisë për Thiago Alcantara, i cili ka dyfishuar avantazhin e vendasve me një goditje me kokë. Në minutën e 29-të ka ardhur dhe goli i tretë, që ka mbyllur përfundimisht ndeshje dhe i ka siguruar kualifikimin në gjysmëfinale Bayern-it, pas një tjetër kombinimi të dyshes Ribery-Lewandowski. Francezi ka pasuar për sulmuesin, i cili ka dërguar topin në rrjetë me një gjuajtje të saktë me të djathtën.

Në minutën e 77-të, miqtë kanë mbetur me dhjetë lojtarë pas kartonit të dytë të verdhë, të marrë nga Badstuber në harkun e tri minutave. Pavarësisht superioritetit numerik të bavarezëve, rezultati i ndeshjes ka mbetur i pandryshuar deri në fund. Ditën e djeshme Ancelotti ka thënë se ëndërronte “tripletën” me Bayern dhe se kishte ndjesi të mira se mund ta realizonte këtë objektiv në këtë sezon. Pas fitores së sotme këto ndjesi të trajnerit italian duhet të jenë shumëfishuar.

Më shumë nga Futboll