Connect with us

Champions League

Bayern kërkon perfeksionin: Kurrë më 45 minuta si ato…

Mjafton një episod dhe ndeshja ndryshon. Ndonjëherë një episod i vetëm mund të ndikojë në gjithë sezonin. Zakonisht këto episode verifikohen në fushën e lojës. Por në të vërtetë sezonet mund të marrin një kthesë të caktuar edhe për atë që ndodh jashtë fushës së lojës. Të martën, në “Emirates Stadium” një episod mund të kishte qenë vendimtar për sezonin e Bayern Munich. Në fund të ndeshjes Arjen Robben ka dalë nga dhimat e zhveshjes pa buzëqeshur. Ka qenë i menduar. Krizë brenda ekipit? Jo. Holandezi nuk ishte i kënaqur me mënyrën si kishte shkuar ndeshjes. Ashtu si ai, edhe Hummels. Pak e vështirë të kuptohet një qëndrim i tillë pas një fitoreje 5-1, por duket se në Mynih janë në kërkim të perfeksionit.

Robben, zakonisht, është një nga ata që i pëlqen të bëjë shaka pas fitoreve dhe pas goleadës së radhës ndaj Arsenal, pritej të ishte me një humor më të mirë: “5-1. Ndoshta duhet të hesht dhe të mos kritikoj, – ka thënë para gazetarëve. – Por shpresoj që kjo ndeshje të na shërbejë si mësim për çerekfinalet. Nuk mund të luajëm siç kemi bërë në pjesën e parë”. Pas golit të Ëalcott Arsenal ka provuar të rihapë çështjen e kualifikimit, duke krijuar disa raste, por, pas barazimit, gjermanët kanë dominuar. Megjithatë, në fund të ndeshjes Hummels ka theksuar gabimet e bëra: “Kemi menduar se do të ishte e lehtë dhe kjo është normale, por nuk duhet të ndodhë më kurrë. Nëse do të kishin shkuar në 2-0 nuk do të kishte qenë mirë…”.

Ai që mund të buzëqeshë është Ancelotti, i cili ka një ekip që kritikon veten pas një fitoreje 5-1 të arritur në Londër. Kjo është fitorja e tij brenda ekipit, që, ashtu si ai, ka dëshirë të fitojë gjithçka në këtë sezon. Në fakt, aktivizimi i formacionit titullar kundër Arsenal pas fitores 5-1 në ndeshjen e parë ka qenë një sinjal për skuadrën. Ndonjëherë mjafton një episod për të ndryshuar ndeshjen dhe madje gjithë sezonin. Ajo që ka ndodhur të martën në mbrëmje në “Emirates”, në fundin e ndeshjes, është shumë domethënëse…

Më shumë nga Champions League