• Bayern lë gojëhapur Ancelotti-n: Ishte një ndeshje e çmendur

    Publikuar: 13 May 9:24

    Carlo Ancelotti ka mbetur gojëhapur nga përmbysja spektakolare e Bayern Munich me rezultatin 5:4 ndaj RB Leipzig. Bayern, që tashmë është shpallur kampion duke fituar titullin e pestë radhazi, ishte duke u mundur 4:2 nga vendi i dytë në renditje deri në minutën e 83-të. Gjithsesi, bavarezët prodhuan një përmbysje të pabesueshme pas shkëndijës së Robert Lewandowski-t, me supergolin e David Alaba nga distanca dhe me golin në sekondat e fundit të ndeshjes së Arjen Robben. “Ishte një ndeshje e çmendur,” reflekton Ancelotti pas sfidës. “Ishte një ndeshje shumë e hapur, ashtu siç pritej.”

    RB Leipzig - Bayern München 4:5

    “Leipzig filloi fortë, por ne ishim ekipi më i mirë nga fundi. U luajt një futboll tepër sulmues. Mund të kishim bërë më mirë në mbrojtje.” Leipzig ka qenë një ekip surprizë gjatë këtij sezoni, dhe Ancelotti mendon se mund të jetë po aq kompetitiv edhe sezonin tjetër. “Leipzig ka bërë një sezon fantastik. Mbi të gjitha, ka bërë një futboll të bukur, por është vetëm fillimi i një periudhe të madhe për ta. Sezonin tjetër do të luajë në Champions League dhe ajo do të jetë një eksperiencë e mrekullueshme. Të dyja skuadrat kanë arritur objektivat këtë sezon.”

    [interaction id=”59175a36f5b27d4e18d6cedf”]


    Lexo postimet e tjera