Bundesliga

Bayern, Lewa do të përballet me “viktimën” e preferuar

Bayern do të kthehet të luajë në kampionat. Bavarezët do të presin në shtëpi ekipin e Augsburg. Vetëm 80 kilometra i ndajnë këto dy ekipe bavareze, që nuk kanë një rivalitet të madh historik. Pavarësisht afërsisë mes tyre, këto dy skuadra janë shumë larg njëra-tjetrës për sa i takon futbollit. Me 5 Champions League dhe 27 tituj në kampionat (duke përfshirë 5 të fundit), Bayern dominon në Gjermani dhe jashtë saj.

Nga ana tjetër, arritja më e madhe e Augsburg është një vend i pestë në Bundesliga dhe një eliminim në fazën e 1/32-ve kundër Liverpool në Europa League. Janë të pakta skuadrat që kanë një histori pozitive në përballjet me Bayern në Bundesligë dhe Augsburg nuk përbën një përjashtim. Në 12 sfida e fundit të drejtpërdrejta, Bayern ka marrë 10 fitore, ndërsa Augsburg ka fituar dy të tjerat, duke përfshirë këtu edhe 1 në “Allianz Arena”.

Më i miri i bavarezëve, si zakonisht, është Robert Leëandëoski, i cili ka realizuar 11 gola në po kaq ndeshje të luajtura në kampionat. Gjithashtu, ai ka shënuar 16 gola kundër Augsburg në 12 ndeshje: 9 për Bayer, 7 për Dortmund.

Më shumë nga Bundesliga