Futboll

Bayern – “Lewandowski ishte i zhgënjyer si kurrë më parë”

Bayern – “Lewandowski ishte i zhgënjyer si kurrë më parë”

Agjenti i Robert Lewandowski-t, Maik Barthel, ka deklaruar për “Kicker” se ndërkombbëtari polak ishte thellësisht i zhgënjyer që skuadra e tij nuk e ndihmoi të fitonte trofeun e golashënuesit më të mirë të Bundesliga-s 2016-2017. Pierre-EmerickAubaymeyang i Borussia Dormtmund-it e mbylli në vendin e parë me 31 gola, listën e golashënuesve më të mirë të kampionaitt gjerman. Vetëm një finalizim më shumë se polaku Lewandowski dhe 6 nga Anthony Modeste i FC Cologne, i treti.

Image result for robert lewandowski goal

“Robert më tha se nuk kishte patur asnjë mbështetje dhe se trajneri nuk i kishte dhënë asnjë ndihmë në ndeshjen e fundit që të mund të fitonte trofeun e golashënuesit më të mirë. Ai ishte i zhgënjyer dhe nuk e kisha parrë kurrë më parë kështu. Lewa shpresonte që skuadra ta mbështese”, tha agjenti i lojtarit. Përtej kësaj, Maik Barthel ka kujtuar se objektivi kryesor i sulmuesit të Bayern Munich-ut është të fitojë Ligën e Kampioneve dhe se po ndjek nga afër lëvizjet në merkato të Bayern-ti. Ky i fundit pak ditë më parë bleu nga Lyon mesfushorin francez Corentin Tolisso për 41.5 milionë euro.

 

Më shumë nga Futboll