Bundesliga

Bayern mbyll derën për Sanchez: Nuk duam që të rikthehet…

Bayern mbyll derën për Sanchez: Nuk duam që të rikthehet…

Bayern Munich nuk është i interesuar të marrë sërish Renato Sanchez pas huazimit “shkatërrimtar” te Swansea, ka bërë të ditur trajneri Jupp Heynckes. Futbollisti i ri, i cili u prit me entuziazëm në “Liberty Stadium” gjatë verës, ka zhgënjyer me paraqitjet e tij për skuadrën uellsiane. Kohët e fundit ai ka humbur edhe vendin në formacion dhe ka pasur zëra se Swansea kërkon ta mbyllë para kohe huazimin, por Heynckes tha se Bayern nuk e do portugezin. Bayern Munich shpenzoi 35 milionë euro në vitin 2016 për ta marrë mesfushorin nga Benfica.

Sanches cost over £30million from Benfica, but has not yet hit the heights expected of him

“Drejtori ynë sportiv, Hasan Salihamidzic, ka folur me të në telefon. Faktikisht jam habitur, por nuk jam i shqetësuar për rikthimin e tij te Bayern. Por rikthimi i tij nuk ka asnjë kuptim sepse në mesfushë nuk kemi nevojë për askënd tjetër. Nuk na duhet Sanchez,” – tha Heynckes. 20-vjeçari Sanchez ka luajtur 512 minuta në Premier League, të ndara në 11 ndeshje, por ende nuk ka dhënë asnjë asist apo nuk ka shënuar asnjë gol. Ai nuk mund të huazohet askund tjetër, veç rikthimit te Bayern, sepse rregullorja e FIFA-s e ndalon aktivizimin në tre ekipe të ndryshme në një sezon dhe sivjet Sanchez ka luajtur edhe me Bayern edhe me Swansea.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Bundesliga