Futboll

Bayern Munich, Ancelotti hyn në histori me titullin e ri

Pas fitores së thellë në fushën e Wolfsburg-ut (0-6), Bayern Munich është shpallur matematikisht kampioni i Gjermanisë për të pestën herë radhazi, dhe të 27-ën në historinë e tij. Ky titull ka një shije speciale për Carlo Ancelotti-n i cili me këtë titull ka vendosur rekord. Në fakt, trajneri italian është i pari që ka fituar titullin në katër nga pesë kampionatet elitare europiane: në Itali me Milan-in, në Angli me Chelsea-n, në Francë me PSG-së dhe tani me Bayern Munich në Gjermani. Por në Madrid, ku nuk fitoi La Liga-n, askush nuk mund ta harrojë “Decima Champions League”.Jam shumë i lumtur, kjo fitore është një eksperiencë fantastike. Dua të falënderoj këtë klub të madh, ne e meritonim këtë titull dhe kemi luajtur një futboll të bukur. Tani është momenti të festojmë”, komentoi Ancelotti që mori drejtimin e bavarezëve në verën e 2016-ës.

Image result for carlo ancelotti bayern munich

Karl-Heinz Rummenigge ishte në të njëjtën linjë: “Ne e kemi thënë që përpara sezonit, kampionati dhe titulli kanë shumë rëndësi për ne. Pesë herë radhazi është e pabesueshme. Ne e merituam plotësisht titullin”. Bayern Munich mund të shijojë tashmë titullin, por skuadra gjermane pak ditë më parë provoi hidhërimin e eliminimit në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë nga Borussia Dortmund, dhe në 18 prill eliminimin nga çerekfinalja e Ligës së Kampioneve nga Real Madrid.

Më shumë nga Futboll