Futboll

Bayern Munich, Chelsea dhe Arsenal, të gjithë të çmendur për Icardi

Sipas raportimeve të mbërritura nga Spanja, Bayern Munich ka identifikuar sulmuesin e Inter, Mauro Icardi, si zëvendësuesin ideal të Robert Lewandowski, i destinuar të largohet nga klubi bavarez gjatë merkatos së ardhshme verore. Por, nga Anglia kanë mbërritur gjithashtu lajme dhe zëra mbi të ardhmen e sulmuesi zikaltër, sipas të cilave edhe Chelsea dhe Arsenal janë duke ndjekur me shumë kujdes dhe interesim kapitenin e Inter.

Rezultate imazhesh për icardi chelsea

Klubi i drejtuar nga Antonio Conte mund të besojë te Alvaro Morata në sulm dhe është në kërkim të një tjetër futbollisti që të mbështesë spanjollin. Sa i përket Arsenal, “Topçinjtë” do të ishin gati të detyruar të hidhen në sulm për Icardin, nëse Sanchez dhe Ozil, kontratat e të cilëve skadojnë në fund të sezonit, do të vendosin të largohen. Gjithsesi, që të dy klubet angleze janë të ndërgjegjshme se e vetmja mënyrë për të blerë Icardin nga Inter është të paguajnë shumën prej 110 milionë euro, e përcaktuar në klauzolën e shitjes.

Më shumë nga Futboll