Bundesliga

Bayern Munich dëgjon Matthaus për të nënshkruar me yllin e Dortmundit

Drejtori sportiv i Bayern Munich, Hasan Salihamidzic, thotë se klubi bavarez do të marrë parasysh idetë e Lothar Matthaus, përfshirë sugjerimin e tij që klubi duhet të nënshkruajë me Christian Pulisic. Adoleshenti amerikan impresionoi te Borussia Dortmund në humbjen 3-1 ndaj Bayernit, të shtunën, duke detyruar Matthaus, legjendën e Bayernit, për të apeluar bavarezët, që të konsiderojnë nënshkrimin e Pulisic. “Nëse Bayern Munich dikur kërkonte një zëvendësues për Robben dhe Franck Ribery, atëherë ata duhet të lënë jashtë ndjenjat e tyre dhe të nënshkruajnë me Pulisic, – tha Matthaus për “Sky”. – Ai është 19 vjeç dhe ka cilësi të lartë. Me besimin dhe shpejtësinë e tij, ai është thirrur për gjëra më të larta”.

Salihamidzic tha se Bayern Munich është i gatshëm të marrë në konsideratë çdo ide nga Matthaus, i cili fitoi shtatë tituj të Bundesliga gjatë kohës së tij në këtë klub: “Lothari gjithmonë ka ide të mëdha dhe unë e respektoj atë shumë, – tha Salihamidzic për “Sky”. – Do t’i inkorporoj idetë e tij në diskutimet tona.” Pulisic ka shënuar dy gola dhe ka dhënë një asist në Bundesliga, ku luan këtë sezon, duke qenë startues në 9 nga 11 ndeshjet e kampionatit aktual me Borussia Dortmund.

Më shumë nga Bundesliga