Bundesliga

Bayern Munich, Heynckes: “Edhe Dortmund fitoi titullin dy vite radhazi!”

Propozimi i ofruar nga legjenda e përfaqësueses së Gjermanisë dhe Bourissia Dortmund, Stefan Effenberg, për të riformuar kampionatin në Bundesliga, për shkak se formula aktuale duket e mërzitshme me superfuqinë dhe dominimin e Bayern Munich, nuk është pëlqyer aspak nga trajneri i bavarezëve, Jupp Heynckes. Tekniku i kampionëve të Gjermanizë ka shfuqizuar dhe eliminuar menjëherë reformën e Effemberg dhe u përgjigj në konferencën për mediat, të dhënë në vigjilje të sfidës kundër Schalke, duke iu kundërpërgjigjur menjëherë.

“Menoj se Bundesliga ka qenë gjithmonë tërheqëse, edhe me këtë modalitet. Për mua nuk duhet ndyshuar, ndonëse ekspertët thonë tjetër gjë, për shkak të dominimin të Bayern. Nuk kuptoj se si mund të kritikohet klubi ynë pse punon më mirë se të tjerët dhe udhëheq Bundesligan me një avantazh prej 18 pikësh nga vendi i dytë. Duhet rikujtuar se për dy vite radhazi ishte Borussia Dortmund që fitoi kampionatin dhe mund të ndodhë sërish, njëlloj sikurse mund të fitojë Bayer Leverkusen, apo skuadra të tjera”, deklaroi Heynckes.

Më shumë nga Bundesliga