Bundesliga

Bayern Munich ka gjetur zëvendësin e Lewandowski-t

Nuk ka më dyshime në lidhje me lëvizjen e ardhshme që do të bëjë në merkaton e dimrit Bayern Munich. Drejtuesit e kampionëve në fuqi të Gjermanisë do të marrin një sulmues të parë për të pasur një zëvendësues për Lewandowski-n, i cili do të ketë më shumë mundësi të pushojë. Kërkimet duket se kanë përfunduar, me Bayern që është gati të hidhet në sulm për Sandro Wagner, i cili ka luajtur me bavarezët me ekipet e moshave dhe jo vetëm.

Gjithçka ka lindur nga një intervistë e Lewandowski-t, qendërsulmuesi i palëvizshëm i Heynckes. Polaku është ankuar publikisht për mungesën e një qendërsulmuesi tjetër në ekip. Një situatë që e ka detyruar atë të luaj pothuajse çdo ndeshje dhe, për rrjedhojë, të ketë disa problemeve fizike nga kjo mbingarkesë. Për këtë arsye klubi ka vendosur t’ia plotësojë kërkesën dhe t’i vërë në dispozicion Heynckes një qendërsulmues të dytë.

Wagner duket se është zgjedhja e Bayern, me lojtarin që po bën një paraqitje të mirë në radhët e Hoffenheim. Për bavarezët do të ishte një investim i sigurt, duke parë se sulmuesi e njeh shumë mirë kampionatin gjerman dhe ambientin e kampionëve në fuqi të Bundesliga-s, me të cilët ka luajtur në sezonin 2007-08. Ndërkohë, “FoxSports.it” ka bërë të ditur se Hoffenheim dhe Bayern nuk kanë arritur akoma një marrëveshje: bavarezët ofrojnë 8 milionë euro, Hoffenheim kërkon 20. Dy palët mund të bijnë dakord për 12 milionë euro.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Bundesliga