Bundesliga

Bayern Munich refuzon ofertën për shkëmbim të Lewandowski me Benzema

Është lajmi i ditës në shtypin gjerman. Revista “Kicker” thotë se Bayern Munich nuk e ka pranuar propozimin e bërë nga Real Madridi, këmbimin e sulmuesit të bardhë, Karim Benzema, me polakun Robert Lewndowski.

Ishte vetë presidenti i klubit gjigant gjerman, Uli Hoeness, i cili u tha homologëve të bardhë se nuk e koncepton dot këtë opsion, prandaj edhe përgjigjjia e tij ishte kategorike: “Nuk është shaka, që ne i kemi vënë lojtarit tonë një çmim prej 200 milionë euro. Ai do të vazhdojë me ne edhe sezonin e ardhshëm”.

Është e vërtetë se Lewandowski ka qenë në axhendën e Florentino Pérez për disa kohë, por nuk duket se tani ai është qëllimi kryesor në “Bernabeu”. Gjatë Kupës së Botës me Poloninë nuk është dalluar dhe në teori, në Gjermani theksojnë se Chelsea është ekipi me ofertën më të fortë për shërbimet e sulmuesit polak.

Më shumë nga Bundesliga