• Bayern Munich i thotë “JO” Ancelotti Jr!

    Publikuar: 3 Jan 7:16

    Pas lamtumirës së Paul Clement, posti i zëvendëstrajnerit të Bayern Munich kishte mbetur bosht. Të gjithë mendonin dhe e konsideronin të mirëqenë emërimin e Davide Ancelottit si zëvendës i trajneri, njëherësh edhe i babait të tij, Carlos në krye të pankinës së bavarezëve, që në të kaluarën ka qenë përgatitës atletik i Real Madrid dhe PSG. Krerët e klubit bavarez kanë preferuar eksperiencën mbi rininë, teksa kanë emëruar si zëvendës të Ancelottit, ish-in e Guardiolas, Heynckes dhe Van Gaal te Bayern Munich. Kështu nuk ka hapësira për Davide Ancelottin në krah të baba Crlos

    Rezultate imazhesh për carlo e davide ancelotti
    Davide Ancelotti ka humbur garën për postin e zëvendëstrajnerit të Bayern Munich.

    Nëse do të kishte ndodhur, atëherë do të kishte qenë hera e parë që babë e bir do të udhëhiqnin një ekip në Bundesligën 1 në rolet e trajnerit dhe zëvendëstrajnerit. Gjithsesi, nga Bayern Munich duket se është konsideruar jo me vend krijimi i një precedenti të tillë, duke mbështetur opsionin e vijimësisë. Kur zëvendësi i Carlo Ancelottit, Paul Clement, vendosi të dorëhiqet, i tërhequr nga sirenat e futbollit anglez, mbi të gjitha ato të Swanseas, u fol menjëherë për djalin e trajnerit Italian, Davide, si kandidat potencial për rolin e zëvendësit.

    Rezultate imazhesh për carlo e davide ancelotti
    Carlo dhe Davide Ancelotti kur ishin bashkë pjesë e stafit drejtues te Real Madrid.

    Në fakt, për Davide nuk do të ishte hera e parë që do të bashkëpunonte me baba Carlon, pasi në të kaluarën ka ndjekur trajnerin Ancelotti në eksperiencat e tij të mëparshme te Real Madrid dhe te PSG, madje duke punuar me atë edhe në mënyrë zyrtare, në rolin e përgatitësit atletik. Konkretisht, te Bayer është zëvendësi i zëvendësit zyrtare, dhe ndonëse nuk njihet nga organigrama bavareze, ai po zhvillon një punë të mirë në përgatitjet dhe praktikën në fushën stërvitore. I vetmi rast i ngjashëm i njohur në gjermani është ai te Eintracht Frankfurt, ku punojnë bashkë Nico dhe Robert Kovac, të cilët janë vëllezër.

    [interaction id=”586beacd4f601b09292243dc”]


    Lexo postimet e tjera