Futboll

Bayern Munich vazhdon “pazarin” në Bundesligë…

Bayern Munich vazhdon “pazarin” në Bundesligë…

Bayern Munich ka nisur të punojë në merkato për të marrë sulmuesin e Leverkusen, Julian Brandt, gjatë verës së ardhshme, kur do të bëhet aktive klauzola për prishjen e kontratës së tij me “aspirinat”. Flitet se Bayern kërkon edhe Sandro Wagner të Hoffenheim, ndërsa ka arritur marrëveshjen paraprake me Leon Goretzka të Schalke, i cili do të transferohet te “gjigantët” bavarezët me parametër zero, në momentin që do t’i përfundojë kontrata me Schalke 04 në verën e ardhshme.

Image result for Julian Brandt

Julian Brandt

Image result for Leon Goretzka

Leon Goretzka

Image result for Sandro Wagner

Sandro Wagner

Ashtu si ka ndodhur në të kaluarën, Bayern vazhdon të marrë futbollistët më të mirë të kampionatit gjerman. Në muajin qershor, ata do të paguajnë 13 milionë euro për të prishur kontratën e Julian Brandt me Leverkusen, ashtu si e parashikon kontrata e tij. Brandt është një nga talentet më të mëdha në Bundesliga dhe ka shënuar 4 gola dhe ka dhënë 2 asiste në 17 ndeshje të luajtura në kampionatin aktual. Brendt dhe Wagner shihen si zëvendësuesit e Ribery, pasi kontrata e francezit përfundon në qershor.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Futboll