Bundesliga

Bayern ndalon Ancelottin të pijë duhan, ja reagimi i trajnerit

Trajnerit Carlo Ancelotti nuk do t’i lejohet më që të pijë duhan në qendrën sportive të Bayern Mynih. Drejtori i ri sportiv i skuadrës bavareze, Hasan Salihamidzic, ka vendosur rregulla të reja sapo ka marrë deyrën e re dhe një prej tyrë është të ndalojë trajnerin italian të pijë duhan në qendrën stërvitore të ekipit kampion të Gjermanisë.

Sot nis Bundesliga, Bayern debuton ndaj Leverkusen

I kam kërkuar që të mos pijë më duhan në qendrën stërvitore dhe Carlo, si një trajner profesionist, e pranoi kërkesën”, ka thënë Salihamidzic për mediat gjermane. Ndërsa vetë trajneri Ancelotti, i pyetur për këtë çështje, shtoi: “Kjo është një gjë pozitive për shëndetin tim, por më e kënaqur nga të gjithë është gruaja ime”, u shpreh trajneri italian.

Më shumë nga Bundesliga