Futboll

Bayern, Neuer zbulon: “Mund të qëndroj jashtë deri në mars”

Një ditë më parë Bayern Munich ka lajmëruar zevendësuesin e Carlo Ancelotti-t në drejtimin e stolit: Jupp Heynckes do të ketë detyrën të drejtojë bavarezët deri në qershor 2018, për t’ia lënë vendin më pas një tjetër emri të madh (flitet për hipotezën Allegri).

Por trajnerit ekspert gjerman do t’i duhet të bëjë pa Manuel Neuer, të paktën muajt e parë: ish-portieri i Schalke 04 ka thyer kockat metatarsale të këmbës së majtë, gjë që e ka detyruar Bayern-in të rikthejë Starke, i cili ishte tërhequr majin e kaluar.

Fillimisht koha e riaftësimit të Neuer u fol se ishte tre muaj dhe lojtari pritej të kthehej në janar. Por tani gjasat janë që rikthimi të shtyhet: “Plaga duhet të jetë e pastër dhe të mbyllet vetë. Ndërsa për pjesën e brendshme të këmbës ndoshta do të duhen edhe gjashtë muaj”, ka zbuluar vetë Neuer për ‘FCBayern.tv’:

Kjo do të thotë që rikthimi i një ndër portierëve më të mirë në botë të ndodhë në mars, ose maksimumi në ditët e para të prillit: nuk duket gjithsesi në rrezik pjesëmarrja e tij në Botërorin e Rusisë, ku Gjermania prezantohet si një nga favoritet e mëdha për të fituar trofeun më madhor futbollistik në botë.

Më shumë nga Futboll