Bundesliga

Bayern “nga shiu në breshër”, dy yjet e ekipit do humbasin startin e sezonit

Bayern Munich ka konfirmuar se James Rodriguez do të humbasë javët e para të sezonit pasi ka pësuar një dëmtim në kofshë. Kolumbiani, i cili u transferua në “Allianz Arena” në formë huazimi dyvjeçar nga Real Madrid këtë verë, ka pësuar një dëmtim gjatë humbjes 3:0 të Bayern ndaj Liverpool mbrëmjen e së martës.

Bayern ka konfirmuar se dëmtimi do ta mbajë larg fushave për rreth katër javë, pra ai do të humbasë superkupën gjermane me Borussia Dortmund.

Bayern Munich have confirmed James Rodriguez will be sidelined over the coming weeks

“James do t’i mungojë FC Bayern në javët e ardhshme,” shkruhet në një deklaratë për shtyp të klubit nëpërmjet faqes zyrtare. “Një ekzamimin i stafit mjekësor të FC Bayern ka zbuluar se kolumbiani ka pësuar një dëmtim muskulor në kofshë gjatë gjysmëfinales së Audi Cup ndaj Liverpool.”

Gjithashtu, edhe Thiago Alcantara do ta humbasë startin e sezonit pasi u dëmtua po ndaj ndeshjes ndaj Liverpool.

Thiago Alcantara received treatment against Liverpool and will miss the Super Cup final

Më shumë nga Bundesliga