Bundesliga

Bayern, një sektor i “Allianz Arena” vetëm për Messi-n

Kampionët e Gjermanisë, Bayern Munich, i kanë bërë një nderim të veçantë Leo Messi-t, duke i dedikuar pesë herë fituesit të Topit të Artë një sektor të “Allianz Arena”-s.

Messi do të konsiderohet gjithmonë si një nga më të mirët e të gjitha kohërave, nëse jo më i miri, dhe Bayern ka dashur ta vlerësojë,por pse?

Nën 2012-ën, sulmuesi i Barcelona-s ka realizuar 91 gola në një vit kalendarik, duke thyer rekordin e Gerd Muller prej 85 golash në 1972-in.

Pasi ai theu rekordin, Messi i dhuroi legjendës së Bayern, Muller, një fanellë me autografin e tij: “Për Gerd Muller/Keni respektin dhe admirimin tim /Një përqafim”.

72-vjeçari ia dhuroi fanellën ish-klubit të tij, që tani ndodhet në “Allianz Arena” dhe është i vetmi artikull që nuk ka lidhje me Bayern në të gjithë stadiumin.

Kur Messi dërgoi fanellën, ajo është shoqëruar me një letër të shkruar nga presidenti i Barça-s në atë kohë, Sandro Rosell, që i ishte drejtuar homologut të tij, Karl Heinz Rummenigge, dhe ku shkruhej: “Mirënjohje për lojtarin dhe personin që është Gerd Muller”.

“Respekti dhe admirimi që klubi ynë ka për Bayern dhe tifozët e tij tregohet përsëri në kryqëzimin e këtyre dy lojtarëve të mëdhenj, që janë bërë legjenda të klubeve tona”, ka shkruar Rosell.

Më shumë nga Bundesliga