Bundesliga

Bayern për herë të parë nuk është i pari, Ancelotti: Do të rikthehemi

Për herë të parë gjatë këtij viti, skuadra e Bayern Mynih nuk është në krye të renditjes së Bundesligës. Humbja e djeshme që bavarezët pësuan nga Hoffenheim ishte e para këtë sezon për kampionët e Bundesligës, që kanë 6 pikë pas tri javëve të para, një më pak se trioja Borussia, Hoffenheim dhe Hannover, që kryeson renditjen. Gjithsesi, kjo situatë nuk e shqetëson aspak trajnerin italian të Bayern, Carlo Ancelotti, që tani po mendon për ndeshjen e radhës, atë ndaj Anderlecht, në Champions League.

Trajneri italian i Bayern, Carlo Ancelotti

Humbëm një ndeshje, nuk është fundi i botës. Nuk luajtëm mirë edhe pse krijuam shumë raste. Tashmë do të nisim një aktivitet tjetër si Champions League dhe më pas do të rikthehemi në kampionat, ku do të synojmë fitoren, ashtu si gjithnjë. Kampionati sapo ka nisur, mund të ketë edhe surpriza në start”, u shpreh trajneri Carlo Ancelotti, që duket se e ka të vështirë të mundë skuadrën e Hoffenheim, që korri fitoren e dytë radhazi ndaj kampionëve të Gjermanisë në përballjet direkte.

Më shumë nga Bundesliga