Bundesliga

Bayern i “pret krahët” Red Bull-it dhe kryeson i vetëm Bundesliga-n

Bayern Munich ka mundur me lehtësi rivalët direkt për titullin kampion RB Leipzig me rezultatin e pastër 3:0. Ishte një ndeshje që nuk pati shumë histori pasi bavarezët gjetën dy golat e parë të ndeshjes brenda 10 minutave. Dy gola që u shoqëruan me kartonin e kuq të Forsberg pas ndërhyrjes horror që i shkaktoi kapitenit Lahm. Lewandowski shënoi edhe golin e tretë nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e fundit të pjesës së parë dhe gjatë pjesës së dytë vendasit vetëm sa menaxhuan minutat duke krijuar edhe dy-tre raste të mira për gol. Me këtë fitore Bayern merr vendin e parë të tabelës me tre pikë avantazh nga humbësit.

Pjesa I

Megjithëse atmosfera në “Allianz” është e ftohtë ekipet fillojnë ndeshjen me një ritëm të lartë por duhet të kaloni çerek ore lojë për të parë rastin e parë të rrezikshëm kur Lewandowski godet shtyllën e djathtë të miqve. Por pak sekonda më pas topi shkon te Alcantara i cili nga brenda zonës godet duke mundur portierin Gulasci. Alcantara është sërish protagonist në zonën kundërshtare kur jep një asisit të artë për Xabi Alonso i cili godet duke dyfishuar rezultatin për bavarezët.

Miqtë e Leipzig nervozohen me rezultatin dhe kjo duket qartë pas gjysmë ore lojë kur Forsberg bën një ndërhyrje horror ndaj Lahm. Për arbitrin është e qartë, karton i kuq për Forsberg. Çdo gjë është më e lehtë për vendasit teksa u akordohet edhe një penallti në minutën e fundit të pjesës së parë e cila realizohet nga Lewandowski.

Pjesa II

Bavarezët kanë në dorë ta shpartallojnë rivalin direkt për titull por zgjedhin të kontrollojnë ndeshjen gjatë pjesës së dytë duke kryer pasime të shumta, shumica të shkurtra, dhe duke mbajtur topin sa më shumë të jetë e mundur. Diçka jo shumë e vështirë për t’u bërë duke parë cilësitë e vendasve si dhe kartonin e kuq të miqve. Një mundësi të mirë ka Lewandowski i cili nga brenda zonës godet por jo saktë teksa topi shkon në qendër të portës.

Në minutat e fundit ia vlen për t’u përmendur goditja e Douglas Costa nga goditja standarde rreth 30 metra larg portës e cila po shkonte drejt trekëndëshit të majtë por portieri mik bën mrekullinë. Pak minuta më pas mrekullia bëhet nga traversa kur goditja e Ribery nuk hyn brenda për punë milimetrash.

Standings provided by Sofascore LiveScore

 

Më shumë nga Bundesliga