• Bayern: Ribéry i ofrohet OM?

    Publikuar: 19 May 10:42

    Ribéry do të rikthehet të OM? Pak kohë më parë, kjo ide mund të dukej e çmendur, por sot jo. I pajisur me mjetet duhura financiare që nga ardhja në komandë e Franck McCourt, klubi francez ka nisur të interesohet për shumë lojtarë me kualitet, ku bën pjesë edhe Ribéry. Në fund të muajit prill, në kuadër të një vizite në Mynih të presidentit të Marseille Jean-Heni Eyraud dhe drejtorit sportiv Andonis Zubizarreta, Bayern-i e lajmëroi e këtë mundësi. Drejtuesit bavarezë nuk duken entuziastë për zgjatjen e kontratës së Ribéry, i cili më 7 prill festoi 34 vjetorin e lindjes. Dhe mbi të gjitha, për të shmangur largimin me parametër zero, Bayern do të ishte gati të pranonte një zarf të respektueshëm.

    Image result for franck ribery

    Ribéry ka luajtur dy vjet te Marseille nga 2005 deri më 2007. Një rikthim do të ishte shumë më entuziazmues së sa një qëndrim në stol te Bayern, edhe pse transferimi do të ngrinte pyejte të shumta, duke nisur nga pozicioni i tij në fushë pasi OM ka një element të profilit të ngjashëm, Dimitri Payet.


    Lexo postimet e tjera