Connect with us

Bundesliga

Bayern, rregulli i Hoeness: Gjobë për ata që nuk flasin gjermanisht

Uli Hoeness, i rizgjedhur president i Bayern Muncih pas problemeve që ka pasur për evazionin fiskal dhe viteve në burg, ka vendosur një rregull të ri: në dhomat e zhveshjes së ekipit kampion të Gjermanisë duhet të flitet gjermanisht. Ja çfarë ka deklaruar numri një i klubit bavarez për “Sport Bild”: “Në dhomat e zhveshjes duhet të flitet gjermanisht. Gjuha të bashkon, përndryshe krijohen shumë grupe të vegjël brenda ekipit. Nëse dikush nuk mund të marrë pjesë në bashkëbisedim është një gjë negative. Të vish këtu dhe të flasësh vetëm anglisht, frëngjisht apo portugalisht nuk është një shenjë e mirë. Nëse të huajt nuk mësojnë gjuhën gjermane do të duhet të paguajnë: është mënyra më e thjeshtë”.

 

Më shumë nga Bundesliga