Bundesliga

Bayern-Schalke, “Blutë Mbretërorë” nuk fitojnë prej 9 vitesh në “Allianz Arena”

Bayern Munich do të presë Schalke-n në javën e 22-të të kampionatit gjerman, në atë që pritet të jetë një përballje shumë interesante. Për shkak të avantazh prej 18 pikësh ndaj ndjekësve më të afërt, Bayern e ka siguruar virtualisht titullin në Bundesliga dhe do të paraqitet në këtë takim pas tetë fitoresh radhazi të marrë në tetë ndeshjet e fundit të Bundesliga-s. Por, pavarësisht nga dominimi i kampionëve në fuqi të Gjermanisë, pas tyre po zhvillohet një luftë e ashpër për një vend në Europë. Në fakt, vetëm katër pikë ndajnë vendin e dytë me atë të tetin, me Schalken që mban vendin e pestë në këtë ekuacion.

Gjithsesi, ka pak mundësi që miqtë të marrin tri pikët në këtë takim, duke parë se ata nuk fitojnë në fushën e Bayern që nga 2009-a (0 fitore, 3 barazime, 5 humbje). Për më tepër, Bayern ka marrë 10 fitore radhazi në të shtëpi, në të gjitha kompeticionet, duke realizuar 31 gola në total (3.1 për ndeshje) dhe duke pësuar vetëm 7 (0.7). Në pesë përballjet e fundit direkte, Bayern ka marrë katër fitore dhe një barazim, teksa rezultati i përgjithshëm ka qenë 12 me 2. Edhe pse Schalke ka një mesatare prej 2.9 golash për ndeshje në këtë sezon, vetëm në 9 nga 21 takimet e luajtura deri tani në këtë kampionat janë realizuar 2.5 gola për ndeshje.

Standings provided by Sofascore LiveScore

Më shumë nga Bundesliga