Champions League

Bayern-i me “5 yje” se fal Besiktas-in me 10 lojtarë

Bayern Munich është me një këmbë në çerekfinalet e Champions League pas ka shkatërruar Besiktas me rezultatin 4-0 në Allianz Arena. Ishte një sfidë e lehtë për bavarezët, mbase jo në çerek orëshin e parë por pas kartonit të kuq të qendërmbrojtësit Vida.

Gjithçka u bë më e thjeshtë për gjermanët të cilët e morën shtruar uke parë që kishin shumë minuta për të shfrytëzuar superioritetin numerik. Besiktas qëndroi i fortë në prapavijë dhe u duk sikur pjesa e parë do të përfundonte pa gola por ishte Thomas Muller ai që zhbllokoi rezultatin në minutën e 43’.

Pas pushimit rekordmenët gjermanë ishin më të qetë dhe më në kontroll të lojës dhe me kalimin e minutave golat filluan të rridhnin kjo edhe për shkak të lodhjes si mendore ashtu edhe fizike të skuadrës Turke. Në minutën e 53’ ishte Coman ai që dyfishoi. Pak më vonë Muller finalizon dopietën e tij në minutën e 66’.

Në fund të takimit ishte edhe Lewandowski që la shenjën e tij duke kompletuar pokerin e skuadrës së tij. Bayern e ka thuajse të siguruar fazën tjetër dhe do të shkojë në Turqi vetëm sa për të ruajtur rezultatin, diçka që do ta bëjnë falë eksperiencës që ka.

Më shumë nga Champions League