Bundesliga

Bayern si në vitet ’70, prezantohet fanella e sezonit të ardhshëm…

Bayern Munich ka prezantuar fanellat me të cilat do të luajë në fushën e tij gjatë sezonit 2017/18, të cilat janë një formë elozhi për ekipin e madh që ka pasur ky klub në vitet ’70. Kampionët e Gjermanisë fituan titullin për vitin e pestë radhazi dhe duke arritur titullin e gjatë në sezonin e ardhshëm do të barazonin rekordin e klubit bavarez, të vënë pikërisht në vitet ’70, kur ishin dominues të pakontrastueshëm në Gjermani dhe Europë. Mats Hummels, Thomas Muller dhe Juan Bernat bën rolin e modelëve të fanellave “Adidas”, të ngjashme në prerje me ato që vishnin Franz Beckenbauer, Gerd Muller dhe Uli Hoeness pas gjysmë shekulli.

Mats Hummels shows off the brand new kit for next season, that will be worn on Saturday

The kit is a throwback to the shirt worn by the successful Bayern Munich sides of the 1970s

Skuadra e Bayern në vitet ’70 fitoi tre herë titullin kampion europe radhazi, nga viti 1974 deri në vitin 1976 dhe konsiderohet si më e fora t historisë së klubit bavarez. Patjetër që ka qenë më e suksesshmja, duke qenë se sivjet Bayern nuk arriti të shkojë më larg se çerekfinalet e Champions League. Ai që ka dizenjuar këtë fanellë, Jurgen Rank, tha: “Fanella e re është frymëzuar nga një prej fanellave më të lavdishme në historinë e Bayern. Kur Bayern përdorte këtë fanellë ishte dominues absolut i futbollit në botë.”

 

Më shumë nga Bundesliga