Futboll

Bayern do ta shesë mesfushorin për 50 mln euro, Chelsea në pritje…

Bayern do ta shesë mesfushorin për 50 mln euro, Chelsea në pritje…

Bayern Munich do ta lejojë Arturo Vidal të largohet nga “Allianz Arena” verën e ardhshme për 50 milionë euro, sipas asaj që bën të ditur shtypi gjerman. Chelsea po e studion mundësinë për të sjellë kilianin në “Stamford Bridge”, me trajnerin Antonio Conte që synon të përforcojë mesfushën. Sipas gazetës gjermane “Kicker”, Bayern do të largojë Vidal sepse është i pakënaqur me rendimentin e tij.

Vidal ka qenë një nga futbollistët kryesorë te Juventus në kohën kur Conte ishte trajner dhe 30-vjeçari ka qenë gjithmonë në preferencat e trajnerit të Chelsea, që kur zbarkoi në Londër

Trajneri i Bayern, Jupp Heynckes, ka larminë e zgjedhjes në mesfushë me Corentin Tolisso, Thiago, Sebastian Rudy dhe Javi Martinez që mund të luajnë në rolin e Vidal. Drejtuesit e Bayern kanë vendosur ta shesin mesfushorin e blerë nga Juventus për 35 milionë euro, për të mos e humbur me parametër zero në vitin 2019, kur do t’i përfundojë kontrata me kampionët e Gjermanisë.

Bayern Munich will allow Arturo Vidal to leave next summer for £50million, claim reports

Së bashku, te Juventus, Conte dhe Vidal fituan tre herë titullin kampion dhe një herë Kupën e Italisë. Contye mori Tiemoue Bakayoko dhe Danny Drinkwater, gjatë verës së kaluar, për të përforcuar mesfushën, por largimi i Matic ka lënë gjurmë dhe Kante nuk është shprehur në nivelet e mëparshme, kësisoj “blutë” kanë humbur terren në garën për titull. Nëse do ta kishte mundësinë e zgjedhjes, Conte do të merrte menjëherë Vidal.

Më shumë nga Futboll