Bundesliga

Bayern do të rikthejë “makinerinë” që shkatërroi Barcelonën

Bayern do të rikthejë “makinerinë” që shkatërroi Barcelonën

Sipas asaj që shkruan “Sport1”, Javier Martinez tani e tutje do të luajë si mesfushor shkatërrues. Ky ka qenë roli i tij në vitin e tripletës, kur trajner i Bayern-it ishte Jupp Heynckes (2013). Meqë 72-vjeçari është rikthyer në Mynih, situata nuk ka pse të jetë ndryshe.

Në fakt, me trajnerët Pep Guardiola dhe Carlo Ancelotti, spanjolli më shumë ka luajtur si qendërmbrojtës. Ky ka qenë dhe roli i tij tek Athletic Bilbao, por Don Jupp e ka parë gjithnjë si mesfushor i cili thyen aksionet e kundërshtarëve.

Synimi i parë i trajnerit legjendar të bavarezëve në merkato ka qenë Arturo Vidal, një lojtar i ngjashëm me Martinezin. Kiliani kaloi te Juventusi, kështu që Bayern zgjodhi lojtarin e kombëtares spanjolle. Kështu, lind pyetja nëse Heynckes mund të luajë me të dy mesfushorët para mbrojtjes apo me këmbëshpejtin Thiago Alcantara si shoqërues të njërit prej tyre.

Kjo mbetet për t’u parë në ndeshjet e ardhshme, por nuk diskutohet se Martinez do të jetë më vendimtar me trajnerin Heynckes në stol. Pra, të paktën deri në qershor. Javi njihet si “makineria” e cila shkatërroi mesfushën e Barcelonës në gjysmëfinalet e Champions League 2013. A do t’i jepet sërish mundësia?

Më shumë nga Bundesliga