Bundesliga

Bayerni në gjueti për zëvendësin e Ribery, synon Draxlerin e PSG-së

Bayern Munich është në kërkim të një zëvendësuesi për veteranin e krahut të djathtë, Franck Ribery, teksa Julian Draxler i PSG-së shpallet si një kandidat i çuditshëm. Sipas “France Football”, bavarezët po e konsiderojnë nënshkrimin e lojtarit të krahut të Gjermanisë verën e ardhshme, kur skadon kontrata e Ribery. Në fakt kishte zëra që verën e kaluar se Bayern Munich donte të nënshkruante me Draxler. Por, me Ribery, Arjen Robben, James Rodriguez, Kingsley Coman dhe Thomas Muller në skuadër, bavarezët ishin pak të shkurtër në krahë dhe sulmuan mundësitë e mesfushës. Në fund të gushtit, presidenti Uli Hoeness i tha “SportBild”:

“Nuk është e qartë se Draxler është një lojtar, i cili do t’i përshtatej Bayernit, por tani nuk duam të shesim asnjë nga lojtarët tanë”. Me kontratat e Ribery, 34 vjeç, dhe Robben, 33 vjeç, duke përfunduar, situata pritet të jetë ndryshe në fund të sezonit 2017-2018. I pyetur së fundmi nëse klubi do të zgjasë kontratën e Ribery, Karl-Heinz Rummenigge i tha “Sky”: “Sot nuk mund t’i përgjigjem kësaj pyetjeje, seriozisht. Ai është një lojtar që ka bërë shumë për klubin, që ka shumë simpati në klub dhe në grupin tonë. Por, në fund, futbolli është një sport konkurrent dhe duhet të pyesim veten nëse Franck Ribery është e ardhmja, apo kemi nevojë për një lojtar të ri”.

Më shumë nga Bundesliga