RUSI 2018

Beckenbauer: Gjermani pa pasion në Botërorin e Rusisë, ja rruga e ringritjes

Ish-lojtari i dhe ish-trajneri i Gjermanisë, Franz Beckenbauer, ka kritikuar të shtunën qëndrimin e ekipit kombëtar, pasi u eliminua në fazën e grupeve të Botërorit të Rusisë, zhvilluar kësaj vere, dhe komentoi me ironi se “të këndosh himnin kombëtar përpara lojës të përgatit më shumë se çamçakizi.

“Nga jashtë ndjeva se pasioni kishte rënë në krahasim me katër vite më parë, që nga fitorja e Kupës së Botës së mëparshme. Një rindërtim i premtuar me lojtarë të rinj dhe të uritur për suksese është rruga e drejtë, përpara Gjermanisë”, – tha Beckenbauer në një intervistë me gazetën gjermane “Bild”.

Legjenda e futbollit gjerman, 72 vjeç, tha se “krenaria është një element i rëndësishëm për të luajtur me ekipin kombëtar”. Pa dyshim, ai qortoi vendimin e mesfushorit Mesut Ozil për t’u tërhequr nga ekipi kombëtar, pasi u akuzua nga disa tifozë, madje edhe gazetarët, për mosmpenjim të mjaftueshëm me fanellën gjermane.

Özil ka gjeneruar polemika, pas fotografisë së kritikuar me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, pak ditë para fillimit të Kupës së Botës në tokën ruse. Beckenbauer përsëriti se ky dështim ishte për shkak të “qëndrimit të lojtarëve”.

 

 

 

Më shumë nga RUSI 2018