Tenis

Beckham nuk preferon më futbollin, shpenzon 34 mijë dollarë për…

Duket se futbolli nuk është pasion i të gjithë pjesëtarëve të familjes Beckham. Romeo Beckham, djali i David Beckham, ikonës së futbollit anglez, duket se preferon sportin e tenisit para atë të futbollit. Pasi luajti me ekipet e moshave të Arsenal, Romeo ka vendosur të mos luajë më futboll, por të praktikojë sportin e tenisit.

David dhe Victoria kanë vendosur ta mbështesin këtë dëshirë të djalit të tyre 16-vjeçar dhe duke parë se i kanë mundësi ekonomike kanë vendosur të ndërtojnë një fushe tenisi me bar artificial në vilën e tyre në Los Anxhelos, ku dhe jetojnë. Mësohet se fusha i ka kushtuar ish-futbollistit 34 mijë dollarë, një shumë qesharake për portofolin e Beckham.

Duket se David Beckham beson te talenti i djalit të tij, që dikur është stërvitur edhe me tenistin britanik Andy Murray, ndaj ka vendosur ta mbështesë në sportin e ri, duke ia plotësuar dëshirën e ndërtimit të një fushe për t’u stërvitur.

Më shumë nga Tenis