• Befason Guardiola: Jam afër fundit të karrierës

    Publikuar: 2 Jan 6:18

    Ka përdorur pak fjalë, por ka dhënë një lajm të befasishëm. Pas më pak se gjashtë muaj të kaluar në drejtim të Manchester City, Pep Guardiola ka zbuluar në një intervistë për NBC se nuk do të vazhdojë karrierën e tij si trajner edhe për shumë kohë: “Do të jem në Mançester për tre sezonet e ardhshme ose ndoshta më shumë, por po i afrohem fundit të karrierës si trajner, jam i sigurt. Nuk do të vazhdoj ta bëj këtë profesion deri në moshën 60 ose 65 vjeç. Ajo që ndiej është se faza që çon drejt lamtumirës sime, ka filluar tashmë”.

    Një rrugëtim, ai i katalanasit, që ka filluar pas një viti të kaluar në drejtim të ekipit të dytë të Barcelona-s, në 2008-ën, kur ka marrë vendin e Rijkaard në drejtim të ekipit të parë të skuadrës “blaugrana”. Më pas ka ardhur transferimi te Bayern Munich, pasi ka qëndruar një vit pushim, para kalimit, verën e kaluar, në Premier League si trajneri i Manchester City. Një karrierë e shkurtër , por e shkëlqyer ajo e Guardiola-s, i cili ka fituar shumë trofe si trajner: 2 Champions League, 3 Botërore për Klube dhe 5 kampionate kombëtare mes Spanjës dhe Gjermanisë.

     
    [interaction id=”580bc2cedc63de0d58cf446f”]


    Lexo postimet e tjera