Bundesliga

Befason Lahm: Ne hodhëm poshtë taktikat e Pep Guardiola-s

Një prej humbjeve më të hidhura të Bayern në vitet e fundit ka qenë faji i lojtarëve. Këtë ka zbuluar Philipp Lahm. Për cilin rast bëhet fjalë? Në vitin 2014 bavarezët humbën më mënyrë të turpshme në gjysmëfinalen e Champions League ndaj Real Madrid me rezultatin 4:0 – dhe për shkak të këtij rezultati, trajneri i atëhershëm Pep Guardiola u kritikua ashpër nga mediat gjermane për shkak të taktikave të tij.

Një prej humbjeve më të hidhura të Bayern në vitet e fundit ka ardhur për faj të lojtarëve. Këtë ka zbuluar Philipp Lahm. Për cilin rast bëhet fjalë? Në vitin 2014 bavarezët humbën më mënyrë të turpshme gjysmëfinalen e Champions League ndaj Real Madrid me rezultatin 4:0 – dhe për shkak të këtij rezultati, trajneri i atëhershëm Pep Guardiola u kritikua ashpër nga mediat gjermane për taktikat e përdorura. Por, siç zbulon kapiteni i Bayern, për atë humbje fajtorët e vetëm kanë qenë lojtarët.

Related image

Kjo pasi, sipas tij, ekipi hodhi poshtë taktikat e trajnerit spanjoll për atë ndeshje. Lahm e shpjegon këtë fakt gjatë një interviste me Zeit: “Guardiola thirri gjashtë prej nesh përpara ndeshjes dhe na pyeti se si donim të operonim. Dhe plani i lojës që kishim ne në mendje ishte shumë i ndryshëm nga ai që kishte trajneri.” Guardiola u dorëzua – dhe si shkoi ajo ndeshje e dinë të gjithë. “Atëherë të gjithë e kritikuan duke thënë se sistemi e tij dështoi. Por në fakt nuk ishte fare sistemi i tij.”

Më shumë nga Bundesliga