UFC

Befason Nurmagomedov: E kam falur McGregor për ato që ka thënë për mua

Abdulmanap Nurmagomedov, babai i kampionit të botës në artet marciale mikse Khabib Nurmagomedov, ka befasuar të gjithë me deklaratën e tij të fundit, duke thënë se nuk ka asnjë inat karshi Conor McGregor. “E kam falur Conor për sjelljet e tij në të shkuarën”, ka thënë babai i kampionit të botës në peshën e mesme.

Kampioni irlandez ka përdorur shpesh tonë të ashpra, madje fyese në adresë të Abdulmanap Nurmagomedov, babait të Khabib, por ai ka deklaruar se nuk është aspak i mërzitur nga këto sharje e akuza. Sipas babait të Khabib, disiplina është e para, ndaj dhe nuk ka falur aspak djalin e tij për gjestin që zhvilloi pas duelit me irlandezin.

Abdulmanap Nurmagomedov nuk ishte në Las Vegas në eventin UFC-229, kur Khabib mundi me “submission” në raundin e katërt McGregor, pasi iu mohua e drejta e vizës amerikane nga ambasada në Turqi. Khabib e mbrojti titullin, por rusi do të dalë ashtu si McGregor para Komisionit të Sportit në Nevada për të sqaruar rrethanat e incidentit pas duelit.

Më shumë nga UFC