Seria A

Befason Spal, mposht Roma-n në “Olimpico”

Pas tre fitoreve radhazi, Roma ka befasuar me humbjen 2-0 brenda në shtëpi ndaj Spal. Ishte një pasdite për t’u harruar e të besuarve të Eusebio Di Francesco teksa nga një gol për çdo pjesë nga vendasit kanë goditur rëndë kryeqytetasit. Roma ishte në kontroll të ndeshjes, dhe madje mund të kishte kaluar në avantazh me Dzeko dhe Florenzi, por dy titullarët tregohen të pasaktë. Në minutën e 38’, arbitri akordon një penallti në favor të miqve pas një faulli të Pellegrini-t.

Talenti italian Andrea Petanga nuk fal nga pika e bardhë dhe Spal kalon në avantazh. Pas pushimit vjen goli i dytë i vizitorëve në minutën e 56’. Ishte Kevin Bonifazi ai që kërceu më shumë se të tjerët brenda zonës duke dërguar topin në rrjetë pas një goditjeje të saktë me kokë.

Roma mundohet të reagojë dhe ka superioritet numerik në 15 minutat e fundit të ndeshjes pas kartonit të kuq të Vanja Milinkovic-Savic, portierit të Spal dhe vëllait të yllit të Lazio-s Sergej. Por asgjë nuk mund ta shpëtonte Roma-n nga humbja ditën e sotme. Me këtë disfatë, Roma mbetet në vend të gjashtë për momentin, por mund të kalohet nga shumë skuadra që luajnë nesër.

Më shumë nga Seria A