Merkato

Befason United, i bën ofertë Arsenal-it për Alexis Sanchez

Manchester United ka bërë një ofertë për marrë Alexis Sanchez nga Arsenal teksa Jose Mourinho tenton të mundë konkurrencën e Manchester City-t për shërbimet e sulmuesit kilian.

Sanchez e ka gjetur tashmë akordin me skuadrën e Pep Guardiola-s për 280,000 euro në javë, me City që ka bërë një ofertë 24 mln euro për 29-vjeçarin në fillim të javës.

Arsenal akoma nuk i është përgjigjur ofertës por tani thuhet se edhe United është futur në garë duke bërë një ofertë 28 mln euro.

Sanchez do të fitonte më tepër te United se te City, me Mourinho që ka besim se mund të fitojë garën për yllin e Topçinjve.

Arsenal-it gjithashtu i është ofruar Henrikh Mkhitaryan, por rroga e lojtarët është një problem për londinezët, e cila është rreth 220,000 euro.

Related image

Më shumë nga Merkato