RUSI 2018

Belgjika bëhet gati për “ndeshjen e jetës”!!!

“Sa shumë emocione që përjashtuam në fitoren kundër Brazilit, të njëjta emocione që duam t’i kemi në çdo ditë të jetës. Frikë nga Franca? Të gjitha ekipet janë të thyeshme. Ne i respektojmë të gjithë, por nëse zbresim në fushë me frikë, atëherë nuk mund të fitojmë. Duhet të kemi besim dhe kurajë.”

Këto kanë qenë disa nga fjalët e Nacer Chadli, mesfushori i Belgjikës, gjatë një konference për shtyp, të mbajtur dy ditë para gjysmëfinales së Kupës së Botës në Rusi.

Futbollisti që luan me West Bromwich Albion shtoi: “Ndeshja kundër Francës do të jetë më e rëndësishmja e jetës dhe karrierës tonë. Entuziazmi në Belgjikë pas fitores kundër Brazilit ka qenë i jashtëzakonshëm, i mrekullueshëm dhe na ka “infektuar” të gjithëve. Gjithsesi, do ta nisim ndeshjen me këmbë të tokë.”

Më shumë nga RUSI 2018