RUSI 2018

Belgjika përmbys me “poker” dhe spektakël ndaj Kosta Rikës

Belgjika ka dhënë një sinjal të fortë drejt konkurrentëve për trofeun e Kupës së Botës. Skuadra e Martinez ka treguar dhëmbët në miqësoren e fundit në prag të botërorit duke dhuruar spektakël në fitoren 4-1 ndaj një Kosta Rike që kishte vetëm një gjë në mendje, të mbrohej.

Sidomos pasi arriti të kalonte në avantazh aksidental në minutën e 24’ teksa ekipi belg akoma nuk kishte dalë në lojën e tij. por ishte diçka që ndodhi gradualisht, dhe kur ndodhi, Kosta Rika nuk di nga të futet. Ishte Dries Mertens ai që barazoi rezultatin pak minuta më pas dhe Lukaku kaloi të tijtë në avantazh pak përpara se të përfundonte pjesa e parë falë një super aksioni të nisur nga vetë ai.

Pas pushimit filloi spektakli. Lukaku shënon golin e tretë pak minuta përpara se të asistonte golin e katërt të shënura nga u zëvendësuari Batshuayi. Në minutat e mbetura, Belgjika krijoi shumë raste të tjera dhe mund ta kishte turpëruar më keq Kosta Rikën por ndeshja përfundoi me një poker të merituar.

Më shumë nga RUSI 2018