Futboll

Belgjikë-Holandë, ky është rezultati që mungon prej dy vitesh

“King Baudouin Stadium” i Brukselit do të presë mbrëmjen e kësaj të marte miqësoren që do të zhvillohet mes Belgjikës dhe Holandës, dy prej kombëtareve më në formë të momentit. Të dy skuadrat do të paraqiten në këtë ndeshje pas dy fitoreve të rëndësishme të marra në Nations League.

I ashtuquajturi “Brezi i Artë” i futbollit belg po tregon se e meriton këtë përkufizim, të paktën për sa i takon ndeshjeve që ka luajtur në shtëpi. Vendasit, në fakt, janë të pamposhtur që nga miqësorja e luajtur kundër Spanjës në shtatorin e 2016-ës, duke marrë 10 fitore dhe 3 barazim në ndeshjet pasuese. Gjithashtu, Belgjika shënon shumë kur luan para publikut vendas, duke realizuar të paktën dy gola në 10 nga 13 ndeshjet e fundit të luajtura në Bruksel.

Për më tepër, Belgjika nuk ka pësuar gol në shtatë nga to takime. Holanda e Roland Koeman, nga ana tjetër, do të vijë në këtë takim pas një fitoreje 3-0 të marrë kundër rivalëve të përjetshëm të Gjermanisë. Miqtë kanë humbur vetëm dy nga 12 ndeshjet e fundit të luajtura në të gjitha kompeticionet (8 fitore, 2 barazime, 2 humbje), me të dy skuadrat që kanë gjetur golin në katër nga pesë ndeshjet e tyre të fundit.

Ndërkohë, të dy skuadrat kanë arritur të shënojnë në pesë nga gjashtë përballjet e fundit direkte mes këtyre dy skuadrave. Tri nga ato ndeshje kanë sjellë mbi 3.5 gola. Holanda, gjithsesi, nuk ka fituar asnjë nga tri ndeshjet e fundit që ka luajtur në transfertë (2 barazim, 1 humbje), por nuk kanë regjistruar kurrë katër ose më shumë ndeshje pa fitore në transfertë që nga periudha mes 2003-it dhe 2004-ës, gjatë së cilës nuk kanë fituar në shtatë ndeshje të njëpasnjëshme.

Më shumë nga Futboll